Nuk ka asnjë intervistë televizive që Eranda Libohova të mos pyetet për jetën e saj private.

E mban hermetike sepse ndihet më rehat, por nga ana tjetër, ajo shton kureshtjen e fansave për të “gërmuar” më shumë aty. Në një interviste aspak të zakonshme të realizuar në një kopsht të paqtë në “E Diell”, Eranda e ulur në një kolovarëse me Tekilën (qenin e saj), iu përgjigj një e nga një thumbave për jetën private edhe pse pak me rezistencë.

Së pari sqaroi deklaratën e para disa muajve që sipas portaleve ajo kishte qarë për një dashuri të para 22- viteve sepse i ishte dashur të largohej në SHBA.

“Titulli s`kishte lidhje me lajmin. Kur kalon koha, njeriu është dhe më i ftohtë emocionalisht dhe i tregon gjërat më kollaj” rrëfeu ajo.
Mirë dashuria e para 22 viteve është harruar, po tek ai aktuali çfarë kërkon Eranda duke qenë se është e pavarur ekonomikisht, ka një shtëpi të sajën dhe është e shumë e afirmuar nga ana e karrierës.

“Po pres njeriun e mirë pra” tregon duke qeshur Eranda ndërsa për fustanin e bardhë atë idealin, sipas shijeve tejet te sofistikuara të Erandës ajo tha:

“Do doja të ishte një tubino, pra një fustan i ngjitur pas trupit deri tek gjunjët që edhe t`i tregojmë pak këmbët” duke e kaluar edhe këtë herë me batutë “sikletin” e pyetjeve mbi jetën private këngëtarja e dhjetëra hiteve muzikore.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA