Paralajmërimet për shi nuk i shkurajuan mijëra banorë të Havanës, të dilnin në shëtitoren Malecon buzë detit për të ndjekur një shoë spektakolar fishekzjarresh. Në këtë mënyrë e kremtuan kubanët 500 vjetorin e kryeqytetit të tyre.

Fishekzjarret shpërthyen mbi Kalanë La Cabaña, e cila e ka ruajtur hyrjen e Gjirit të Havanës që nga vitet 1700. Më herët, me qindra vendas iu bashkuan autoriteteve të  qytetit që u mblodhën në El Templete, monumenti I cili nderon aktin themelues të qytetit. Sic e do tradita, një numër banorësh rrethuan tre herë pemën e Ceibës, duke prekur trungun e saj e duke kërkuar lumturi dhe pasuri. Legjenda thotë se vendi përfundimtar për ngritjen e Havanës u gjet pikërisht aty ku ndodhet kjo pemë, 16 nëntorin e vitit 1519, e që prej atëherë, Ceiba është kthyer në roje të traditës dhe kujtesës së qytetit.

Festimet kryesore për 500-vjetorin e kryeqytetit kuban u zhvilluan të shtunën e përfshinë edhe një galë përpara shkallëve të ndërtesës së Parlamentit me rreth 16,000 fishekzjarre, që u lëshuan në të njëjtën kohë me tingujt e pianistit kuban, Frank Fernandez.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA