Alfi Perkins, një student 19-vjeçar që talli futbollistin e Aston Vilas për vdekjen e vëllait të vogël ka pësuar aksident.
Sipas tij, ishte përplasur nga një makinë që kishte hyrë me shpejtësi në kryqëzim kur semafori ishte i kuq. Alfi postoi në internet fotot e fytyrës që i ishte dëmtuar rëndë, si dhe plagë të tjera në trup.
Në fillim të vitit, pasi Gaelish i Aston Vilas shënoi kundër Birmingam City, ai i dërgoi futbollistit tre mesazhe të tmerrshme duke i përmendur vëllain që i kishte vdekur kur ishe 9-muajsh, madje me një foto të varrit, duke i thënë: “Mund të ketë shënuar, por s’do ta kthejë në jetë vëllain e vdekur. Dhe kjo më jep më shumë kënaqësi se çdo gjë.” Si dhe “Gaelishit i ranë fuqitë më shpejt se ç’ra vëllai i tij në varr. Ku e ke vëllain, Gaelish?”
Pas aksidentit, komentuesit nxituan menjëherë t’i thonë që ishte “karma” për fjalët e këqija që i tha futbollistit, por ai i refuzoi ato mendime.
Top Channel