22/11 22:35
Ankesa e Manchester City-t kundër UEFA-s për hetimin në lidhje me shkeljet e rregullave të Fair Play-t Financiar, është rrëzuar mbrëmjen e sotme nga CAS-i i Lozanës, që e cilësoi atë “të papranueshme”.
Klubi anglez reagoi ashpër ndaj pretendimeve të UEFA-s se ka shkelur Fair Play-n Financiar, të cilat mbështeteshin kryesisht në shkrimin e gjermanes “Der Spiegel”, që i referohej dokumenteve sekrete të “Football Leaks”-it.
Nëse vërtetohen pretendimet se Manchester City ka shkelur rregullat e Fair Play-t Financiar, atëherë klubi anglez rrezikon nga mbyllja e merkatos, deri te përjashtimi nga kompeticionet europiane.
Top Channel