26/12 22:45
Ronela Hajati dhe Young Zerka janë dy ndër personazhet më të dashur të publikut e që marrëdhënien e tyre nuk kanë dashur ta sqarojnë asnjëherë siç duhet.
Dy puntata më parë, në “Shiko Kush LUAN” Young Zerka bëri dy deklarata kontradiktore. Fillimisht këngëtari u përgjigj se shpirti binjak i tij është Ronela Hajati më pas në një tjetër lojë e konsideroi atë vetëm kolege.
Në këtë puntatë të “Shiko kush Luan” me anë të lojës ‘Ndaje ose Haje’, Ronela Hajati u pyet sërish për ta sqaruar një herë e mirë se çfarë është Young Zerka për të dhe ajo pa u menduar gjatë u përgjigj: “Shpirt binjak”. Tashmë nuk ka dyshime!
Top Channel