Zëdhënësi i Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Tedi Blushi, nëpërmjet një njoftimi ka bërë me dije se Ilir Meta do të takohet me të gjithë kryetarët e Partive Parlamentare që braktisën Kuvendin në shkurt 2019, për të diskutuar lidhur me situatën ku ndodhet vendi.
Në njoftim thuhet se do të ketë edhe të tjera inisiativa, vendime dhe takime shumë të rëndësishme
Njoftimi:
Sqarim i Zëdhënësit të Presidentit të Republikës, z.Tedi Blushi
16 nëntor 2019
I pyetur nga gazetarët lidhur me një lajm që qarkullon në media për një sërë nismash dhe vendimesh shumë të rëndësishme që do të ndërmarrë në ditët në vijim Presidenti i Republikës Sh.T.Z Ilir Meta, Këshilltari për Mediat dhe Zëdhënësi z.Tedi Blushi bën me dije se:
Presidenti Meta do të kërkojë takim me të gjithë kryetarët e Partive Parlamentare që braktisën Kuvendin në shkurt 2019, për të diskutuar lidhur me situatën dramatike ku ndodhet vendi. Padyshim do të ketë edhe të tjera inisiativa, vendime dhe takime shumë të rëndësishme!
Top Channel