Policia e Durrësit ka bërë me dije se ka pezulluar 24 leje qarkullimi gjatë mbrëmjes dhe se njëri nga shoferët ka kanosur edhe policët.
39-vjeçari i cili ka qenë duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur dhe me leje Drejtimi të pezulluar, nuk i është bindur urdhrit të punonjësve të policisë për të ndalur, por ka kundërshtuar e kanosur ata.
Më pas ai është arrestuar.
Njoftimi
Durrës
Masa për rritjen e parametrave të sigurisë rrugore në fundjavë
Arrestohet në flagrancë në Krujë një 39 vjeçar, pasi duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur dhe me leje Drejtimi të pezulluar, nuk i është bindur urdhrit të punonjësve të policisë për të ndalur, por ka kundërshtuar e kanosur ata.
Arrestohet në Durrës edhe një 28 vjeçar për drejtim mjeti pa Leje Drejtimi
Gjatë natës dhe orëve të para të mëngjesit janë pezulluar 24 Leje drejtimi, nga këto 13 për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit dhe 11 për shpejtësi tej normave të lejuara.
Policia Rrugore e Durrës në zbatim të planit të masave për parandalimin e aksidenteve rrugore si dhe për marrjen e masave shtesë në fundjave, me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë rrugore, ka shtuar shërbimet në të gjithë territorin e qarkut Durrës.
Në këtë kuadër në Fushë Krujë në orët e mbrëmjes së djeshme është arrestuar në flagrancë shtetasi E.K, 39 vjeç, banues në Fushë Krujë, i dënuar me parë për vepra të ndryshme penale .
Ky shtetas duke drejtuar mjetin B.M.Ë.në qytetin e Fushë Krujës, nuk i është bindur Policisë për të ndaluar kur i është dhënë shenja e ndalimit por ka vijuar lëvizjen. Patrulla e Policisë i është vënë në ndjekje duke bërë bllokimin e mjetit së bashku me drejtuesin shtetasin E.K, të cilin e ka shoqëruar në Stacionin e Policisë Fushë Krujë.
Gjatë shoqërimit shtetasi E.K, ka kanosur e fyer punonjësit e policisë. Policia Rrugore i ka bërë testin e alkoolit , ku rezultoi se drejtonte mjetin në gjendje të dehur në masën 0.80 mg/litër. Njëkohësisht nga verifikimi i dokumentacionit të mjetit rezultoi se drejtonte mjetin me Leje Drejtimi, pasi i ishte pezulluar më parë për shpejtësi mbi normat e lejuara.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprat penale “Drejtim mjeti në mënyrë të pa rregullt” “Kanosje” dhe “Mosbindje e urdhrit të policisë”.
Gjithashtu po në vijim të kontrolleve, në orët e vona të mbrëmjes së djeshme, Policia Rrugore e Durrësit ka arrestuar në flagrancë shtetasin E.K., 28 vjeç, banues në lagjen Nr. 13, Durrës, pasi u kap duke drejtuar pa leje drejtimi mjetin tip “ Suzuki”. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprën penale “Drejtim mjeti në mënyrë të pa rregullt”.
Po në vijim të kontrolleve gjatë 12 orëve të fundit, Policia Rrugore ka pezulluar 24 Leje drejtimi , nga këto 13 për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit dhe 11 për shpejtësi tej normave të lejuara.
Kontrollet do vijojnë në të gjithë territorin e qarkut Durrës , me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore.
Top Channel