Një grup trafikantësh droge kanë humbur rreth 20 mijë euro kokainë, pasi u “plaçkitën” nga një tufë derrash të egër.

Trafikantët e kishin groposur drogën në një pyll në Toskanë, Itali, që të mos ua gjente policia.

Megjithatë, pakot e drogës ishin nxjerrë nga toka nga derrast e egër dhe qeskat ishin çarë dhe ishin hedhur gjithandej.

Policia u vu në dijeni të ngjarjes pasi po përgjonte telefonat e trafikantëve, të cilët po ankoheshin për drogën e shkatërruar nga derrat. Autoritetet gjetën drogën dhe telefonata bëri që të arrestohen tre shqiptarë dhe një italian.

FOTO GALERI
1/3
Trafikantët nuk janë të vetmit që kanë probleme me derrat e egër në Itali

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA