Terapi kundër homoseksualitetit? Thuhet se ka ndryshuar orientimin e njerëzve…

15/11/2019 11:22

Quhet zyrtarisht “terapia e konvertimit”, ose e “riparimit”; fillesat i ka në SHBA, e tani po përhapet dhe në Evropën Veriore.

Pretendon se ka ndryshuar orientimin e personave me tendenca drejt homoseksualitetit apo edhe transeksualëve përmes kurave “psikologjiko-shpirtërore”: lutje, psikoterapi, lexime nga libra fetarë dhe kërcime: ky është thelbi i kësaj terapie.

Në disa vende, lëvizjet kristiane integraliste e kanë kthyer gati në kryqëzatë: nëse nuk ke lindur “perfekt”, thonë ata, “ nëse Zoti ka bërë një gabim me ty”, ata ofrojnë zgjidhjen. Por të tjerë, përfshirë Shoqatën amerikane të psikiatërve, pretendojnë se homoseksualiteti nuk është sëmundje mendore, por një “variant normal I natyrës njerëzore”.

Në Norvegji, kjo çështje është bërë pjesë e politikës. Kryeministrja Erna Solberg e përcakton terapinë në fjalë “një gabim”, dhe kërkon heqjen e saj, ndërsa kristian-demokratët, partner në koalicionin qeverisës, nuk duan që ajo të ndalohet, dhe për këtë çështje, brenda disa javësh pritet të vendosë parlamenti.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA