Nisur nga përplasjet fizike të tre ditëve më parë, mes banorëve të zonës së Astirit dhe punonjësve të IKMT-së e policisë, ish-deputeti i Partisë Demokratike, Klevis Balliu si dhe Çlirim Gjata dorëzuan në Prokurori një kallëzim penal ndaj punonjësve të policisë dhe jo vetëm.
“Ky kallëzim penal është hapi i parë i premtimit të bërë ndaj banorëve. Kallëzimi penal është edhe ndaj kreut të IKMT-së. Dhunuesit e banorëve duhet të jenë para përgjegjësisë. Hapi i dytë i joni do të jetë dëmshpërblimi i banorëve”, deklaroi Balliu.
Gjata nga ana tjetër u shpreh:
“Në kallëzimin penal janë shkeljet ligjore e kushtetuese. Janë shkelur të drejtat kushtetuese të qytetarëve. Shpërdorim detyre për përdorimin e gazit lotsjellës ndaj banorëve.”
Top Channel