Përkundër pretendimeve të qeverisë serbe për heqjen e njohjeve të pavarësisë së Kosovës nga dhjetëra shtete, numri i tyre vazhdon të jetë 116.

Kështu të paktën janë paraqitur në faqen zyrtare të Ministrisë së Punëve të Jashtme. Në një përgjigje përmes telefonit, zyrtar të kësaj ministri kanë thënë se deri tani nuk kanë pranuar asnjë shkresë zyrtare e cila do të tregonte se shtetet që pretendon Serbia kanë hequr njohjen.

Por, profesori i së Drejtës Ndërkombëtare, Afrim Hoti tregon se termi çnjohje nuk ekziston me ligjet ndërkombëtare. Ai tregon se vendet mund të prishin marrëdhëniet por jo të tërheqin njohjet.

Madje, numri i njohjeve nuk do ta pengoj Kosovën as në rrugën e saj drejt Organizatës së Kombeve të Bashkuara. Shteti i fundit për të cilin Serbia pretendoj se ka çnjohur pavarësinë është shteti i Ganës. Në prezantimin e ministrit të Jashtëm të Serbisë, Iciva Daciq u tha se njohja e Kosovës në vitin 2012 ka qenë e parakohshme.

Por këtë e mohuan Ministria e Punëve të Jashtme në Kosovë ashtu siç i mohuar edhe lajmet për 14 shtete të tjera.

 

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA