Kosova ‘turpërohet’ nga Austria
15/11/2019 20:03
Ka përfunduar ndeshja në mes të Austrisë dhe Kosovës U21. Djelmoshat e Rafet Prekazit kanë pësuar humbje të thellë nga austriakët me rezultat 4:0.
Vendasit shënuan nga dy gola në çdo pjesë. Gjatë pjesës ata realizuan me anë të Raguz dhe mesfushori i Werder Bremenit, Friedl.
Ndërsa në pjesën e dytë, golat i shënuan, Lovric dhe Friedl që shënoi golin e dytë personal në ndeshje.
Kosova me këtë humbje mbetet në pozitën e tretë, por tanimë ka 6 pikë më pak se Austria dhe Anglia, të cilat kanë nga 12 pikë, raporton KosovaPress.
Top Channel