Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka publikuar listën e kandidatëve të cilët plotësojnë kushtet dhe kriteret ligjore për t’u përfshirë në shortin për zgjedhjen e anëtarëve të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi.

Njoftimi:

Këshilli i Lartë i Prokurorisë, në zbatim të ligjit nr. 115/2016“Për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë” i ndryshuar, publikon më poshtë listën e kandidatëve të cilët plotësojnë kushtet dhe kriteret ligjore për t’u përfshirë në shortin për zgjedhjen e anëtarëve të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi.

I) Prokuroria e Përgjithshme

  1. Arta Marku 2. Adnan Xholi, 3. Adnand Kosova, 4. Alfred Progonati, 5. Alma Muça, 6. Anila Leka, 7. Arben Kraja, 8. Bilbil Mete, 9. Kujtim Luli, 10. Sokol Stojani, 11. Thoma Jano

II) Prokuroritë e Apeleve

  1. Dritan Peka, 2. Altin Dumani, 3. Arben Qosja, 4. Edmond Hyka, 5. Fatjona Memcaj, 6. Genti Xholi, 7. Nezir Gjoka, 8. Moisi Duda, 9. Ludovik Dodaj, 10. Altin Binaj, 11. Henrik Haxhiraj, 12. Pelivan Malaj, 13. Kleanthi Zeka, 14. Brahim Dragjoshi, 15. Rozeta Qirjaqi. 16. Gjon Fusha.

Këshilli i Lartë i Prokurorisë, në zbatim të ligjit nr. 115/2016 “Për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë” i ndryshuar, publikon më poshtë listën e kandidatëve të cilët nuk plotësojnë kushtet dhe kriteret ligjore për t’u përfshirë në shortin për zgjedhjen e anëtarëve të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi

I) Prokuroria e Përgjithshme

Arqilea Koç

II) Prokuroritë e Apeleve

  1. Ferdinand Elezi, 2. Alfred Agolli, 3. Artan Bajrami, 4. Irma Balli 5. Elvin Gokaj

Këta prokurorë nuk plotësojnë kushtin e vendosur në nenin 221/1 gërma “b” të ligjit nr.115/2016. Lista me kandidatët që plotësojnë kushtet dhe kriteret ligjore për t’u përfshirë në shortin për zgjedhjen e anëtarëve të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi si dhe lista me kandidatet që nuk i plotësojnë kushtet dhe kriteret ligjore, i dërgohet Presidentit të Republikës dhe Kuvendit të Shqipërisë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA