Një person i shpallur në kërkim dhe i cilësuar me rrezikshmëri shoqërore ka rënë në pranga nga policia e Matit, Dibër.

Kështu, është kapur dhe ndaluar një 23-vjeçar, për veprat penale “Armëmbajtja pa leje”, “Prishja e qetësisë publike”, “Dhuna në familje”, “Vjedhja” dhe “Kundërshtim i urdhrit të punonjësit të Policisë”.

Mbi bazën e hetimeve dhe informacioneve të marra, shërbimet e Komisariatit të Policisë Mat bënë   lokalizimin e vendndodhjes së autorit M. H., banues në Burrel dhe në kuadër të operacionit policor “Stadiumi” u bë kapja e tij, i cili kur ka parë që Policia kishte rrethuar banesën e tij është fshehur në tavanin e saj, por pas kontrollit është vënë në prangat e Policisë.

Ky shtetas, në orët e vona të natës së datës 30.10.2019, në afërsi të stadiumit të qytetit Burrel është përfshirë në një konflikt me shtetasin K. Ll., duke qëlluar me armë zjarri në drejtim të tij.Gjithashtu, është shpallur në kërkim dhe vijon puna për kapjen e shtetasit K. Ll.

Materialet hetimore do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Mat, për veprime të mëtejshme.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA