Ka shkuar në 35 numri i ndërtesave të shembura në zonën e Unazës së Re. Inspektoriati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit ka zhvilluar mëngjesin e së premtes një tjetër aksion ku ka shembur edhe dy ndërtesa të tjera që i përkasin lotit të parë të projektit të Unazës së Madhe.

Këto, janë rrënojat që kanë mbetur pas aksionit të IKMT-së.

Edhe mëngjesin e së premtes Inspektoriati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit, u mbështet nga forca të shumta të policisë. Ata krijuan një perimetër siguriseë për të mos lejuar që shembja e shtëpive të pengohej nga askush. Po ashtu për pak orë u bllokua edhe rruga Teodor Keko. Kjo shkaktoi vështirësi qarkullimi në rrugët e tjera të Tiranës.

Por megjithatë, aksioni nuk u shoqërua me përplasje apo kundërshtime, ndryshe nga tre ditë më parë, ku si pasojë e përplasjeve midis policisë dhe banorëve, mbetën të plagosur 5 policë dhe 7 banorë.

Për lotin e parë të projektit të Unazës së madhe janë edhe rreth 12 objekte të tjera që do të shemben. Por për këtë aksion Inpesktoriat Kombëtar i Mbrojtjess së terrorit nuk ka përcaktuar një datë.

Andi Bora

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA