Sot në “Ftesë në 5” me Bieta Sulon, u trajtua historia e Sarës, 13 vjeçarja me autizëm, që ka pasion pikturën e tashmë do i gëzohet ekspozitës së saj të parë.
Sara ishte e ftuar në studio së bashku me të ëmën, Verën, e cila tregoi të gjithë historinë e së bijës, nga momenti kur kuptoi se Sara, asokohe 2 vjeçare, ishte me autizëm e deri më sot.
Vështirësitë në komunikim nuk e kanë penguar vogëlushen që të shprehë gjithë botën, mendimet dhe dëshirat e saj përmes pikturës, pasionit të saj më të madh.
Me iniciativën e së ëmës dhe mbështetjen e piktores Anila Hetoja, Sara dhe fëmijë të tjerë me spekëtr autik, do të kenë mundësi t’i tregojnë të gjitha realizimet e tyre përmes një ekspozite që mbahet këtë fundjavë.
Top Channel