Një gjykatë federale e apelit mohoi kërkesën e Presidentit Donald Trump për një seancë të re dëgjimore lidhur me një padi që synoi të parandalojë Dhomën e Përfaqësuesve që të marrë të dhëna mbi financat e tij.
Trupa gjykuese e përbërë nga tre gjyqtarë të gjykatën së apelit për qarkun Uashington DC-së mbajti në fuqi vendim e muajit maj të një gjykate më ulët e cila pati vendosur kundër zotit Trump.
Juristët e zotit Trump kërkuan një seancë të re me praninë e të gjithë gjyqtarëve të qarkut të Uashington DC-së, por shumica e gjyqtarëve të pranishëm votuan kundër kërkesës, në një vendim që u bë publik të mërkurën.
Avokati i presidentit Jay Sekulow tha se zoti Trump do ta çojë çështjen në Gjykatën e Lartë.
Në muajin prill komisioni për Mbikëqyrjen dhe Reformën i Dhomës së Përfaqësuesve lëshoi një kërkesë zyrtare drejtuar presidentit për të dorëzuar të dhëna lidhur me pagesën e taksave nga viti 2011 deri në 2018, kjo në funksion të hetimeve mbi financat e zotit Trump dhe mbi çdo konflikt të mundshëm interesi.
Presidenti Trump, i cili theu një traditë të gjatë të kandidatëve presidencialë duke mos publikuar të dhëna mbi pagesën e taksave, e refuzoi kërkesën e Kongresit, duke e konsideruar si tejkalim kompetencash.
Top Channel