Finlanda shkon në Europian, Norvegjia fiton dhe vijon të shpresojë

15/11/2019 20:59

Finlanda ka mposhtur Lichtensteinin me rezultatin 3-0 dhe është bërë skuadra e radhës që ka siguruar edhe matematikisht pjesëmarrjen në Kampionatin Europian 2020, ndonëse ka edhe një ndeshje në dispozicion për të luajtur.

Touminen zhbllokoi sfidën në pjesën e parë për finlandezët dhe në 45-minutëshin e dytë shënoi dy herë sulmuesi i momentit Temo Pukki, ndërsa Finlanda u ngjit në kuotën e 19 pikëve, duke siguruar matematikisht vendin e dytë, pas Italisë që mban kreun me 24 pikë.

E pavlerë fitorja minimale 0-1 e Greqisë në Jerevan përballë Armenisë vendase, në ndeshjen që u vendos nga një gol i Limnios në pjesën e parë të takimit. Grekët u ngjitën në vendin e tretë me 11 pikë dhe ku triumf mund të vlejë vetëm për t’u renditur sa më lart, por jo për t’i dërguar në Europian.

Norvegjia bëri detyrën në ndeshjen përballë Ishujve Faroe, ku fitoi 4-0, me nga dy gola të shënuar në çdo pjesë loje, duke rihapur tërësisht shanset për një kualifikim të mundshëm në Europianin 2020.

Megjithatë në këtë grup favorite është Spanja, që pritet të sigurojë kualifikimin matematikisht sonte në përballjen me Maltën, ndërsa Suedia, Norvegjia e Rumania do të diskutojnë deri në ndeshjen e fundit për një vend.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA