Është e bukur, se si një fshat merr emrin nga një shenjtore. Shenjtorja Eleusë, mëshironjësa e kishës së vjetër 400 vjeçare në fshatin Leusë të Përmetit.
Fare pranë qytetit të bukur të luleve, as 2 km larg ne mund të njihemi me një fshat vërtet të bukur, ku banorët e dashur të japin një dorë për të kuptuar se gjërat e vogla janë ato që na lumturojnë më shumë. Ato që mbase në kryeqytet, ne nuk i kushtojmë rëndësi. Në Leusë, ti bëhesh palë me natyrën, palë me lulet e me madhështinë e maleve. Me kullotat dhe traditat atyshme. Në Leusë ti mund të gatuash lakrorë me banorët, të futesh ti në kotec e ta marrësh vezën, të shijosh glikonë e mrekullueshme të zonës, mjaltin, rakinë dhe tingujt e kabasë nën bisedën e thjeshtë por të bukur të këtyre njerëzve mikëpritës. Shkoni në Leusë të bëni qejf dhe mos lini pa vizituar Vjosën, prej ku mund tëni edhe rafting. Në dimër shijon më shumë. Në këtë fshat ka shumë mundësi në zhillimin e turizmit të natyrës dhe atij kulturor, pasi ndikon trashëgimnia, pozicioni gjeografik dhe klima e favorshme. Shqipëria është e bukur!
Top Channel