E fshehur në banane, policia sekuestron 1.2 ton kokainë

15/11/2019 07:53

E fshehur në një kontenier me banane, policia ka sekuestruar më shumë se një ton kokainë në portin Tauro, në Kalabri, në jug të Italisë.

Droga vinte nga Amerika e Jugut dhe dyshohet se si destinacion kishte Gjermaninë, bëjnë me dije karabinierët.

“Pas kontrollit, droga prej 1,2 ton, do të kishte gjeneruar të paktën 250 milionë euro”, nënvizoi policia financiare në një komunikatë.

“Sekuestrimi u realizua si rezultat i një hetimi të thellë nga policia financiare dhe policia doganore në të gjithë ngarkesën”, sipas komunikatës.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA