Duhej të ishte sfida që do të shënonte rekordin e pikëve për Kombëtaren Shqiptare, por kuqezinjtë bënë bllofin në kualifikueset e Euro 2020 ndaj Andorrës. Në Elbasan Arena, kuqezinjtë nuk shkuan më shumë se barazimi 2-2 në një sfidë ku lojtarët u dukën sikur ishin më shumë me mendje te Franca.
Sfida nisi në mënyrën perfekte për kuqezinjtë tanë që gjetën golin e avantazhit që në minutën e gjashtë kur Balaj me një goditje me kokë shumë pranë portës e dërgoi topin në rrjetë pas një krosimi të marrë nga krahu i djathtë nga Odise Roshi. Por avantazhi i kuqezinjve zgjati vetëm 12 minuta pasi Andorra befasoi skuadrën tonë përfaqësuese teksa shënoi golin e barazimit me Cristian Martinez.
Pas këtij goli, ishte Memushaj që pati një shans të mirë për të shënuar golin e dytë por u ndal nga portieri i Andorrës. Pjesa e parë u mbyll me barazimin 1-1. Pjesa e dytë nisi me një moment tjetër shokues për kombëtaren tonë, pasi Andorra përmbysi rezultatin duke shënuar edhe golin e dytë, sërish me Cristian Martinez që përsëri shfrytëzoi një pasi vitet të mbrojtejs sonë.
Goli zgjoi skuadrën tonë përfaqësuese e cila nuk vonoi shumë dhe barazoi rezultatin me anë të Rei Manaj. Përpjekjet e kuqezinjve vazhduan në minutat në vazhdim të ndeshjes, por nuk i konvertuan në gol rastet e krijuara duke dalë nga fusha e lojës me vetëm një pikë nga kjo ndeshje.
Tani e gjithë vëmendja do të përqendrohet te sfida me Francën që do të luhet të dielën që do të jetë edhe një ditë feste pasi do të përurohet edhe stadiumi i ri një event që padyshim do të përcillet në platformën Digitalb, ashtu sikurse ndodhi edhe me sfidën me Andorrën.
Ndërsa Kosova e humbi mundësinë për të qëndruar në lojë për kalimin në fazën finale të Euro 2020 nëpërmjet fazës kualifikuese. Skuadra e Bernard Shalond u mund nga Çekia me rezultatin 2-1 në sfidën e zhvilluar në Plzen dhe që u transmetua edhe në platformën Digitalb, një humbje kjo që e la atë jashtë Evropianit përsa i përket kësaj fushate kualifikuese, ndërkohë që ‘Dardanët’ e kanë edhe një shans të fundit për të realizuar ëndrrën evropiane, playoffin e Nations League.
Pjesa e parë e sfidës përfundoi me barazimin 0-0, por ishte Çekia ajo që pati mundësitë më të mira për të kaluar në avantazh teksa rrezikoi disa herë portën e Muriç. Por golin e gjeti skuadra e Kosovës me tu kthyer në fushën e lojës pas pushimit të ndeshjes me anë të Atdhe Nuhiut.
Gjërat u duk se po shkonin mjaft mirë për skuadrën e Shalond, por nuk ishte e thënë që mrekullia të ndodhte, pasi në harkun e 8 minutave Çekia përmbysi gjithçka, Aleks Kral barazoi rezultatin në 1-1, ndërkohë që Çelustka shënoi golin e dytë që ishte edhe ai që i dha Çekisë të drejtën për të siguruar një vend për në fazën finale të Euro 2020.
Top Channel