Kosova nuk ka mundur që të marrë rezultat pozitiv në ndeshjen kundër Çekisë duke u mposhtur me rezultatin 2-1 dhe tashmë nuk ka asnjë mundësi që të kapë vendin e dytë.

Por, gjithsesi Kosova nuk i ka “larë” duart me Euro 2020 pasi ka edhe një mundësi nga National League.

Dardanët shënuan të parët me Atdhe Nuhiun në fillimin e pjesës së dytë, por vendasit përmbysën gjithçka.

Ky takim u shoqërua me kore “Kosova është zemra e Serbisë” gjatë himnit të Kosovës nga tifozët vendas.

/A.Pali/

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA