Kosova është gati për ndeshjen kualifikuese ndaj Çekisë. Kjo është ajo që ka deklaruar trajneri i kësaj përfaqësueseje, Bernard Challandes në konferencën për shtyp një ditë përpara kësaj sfide, teksa ndër të tjerat pranoi se mungesa e Muriqit është një problem jo i vogël për të por nuk zbuloi emrin e loijtarit që mund të marrë vendin e tij
“Natyrisht që jemi të gatshëm për këtë ndeshje dhe nëse nuk do të ishte kështu do ttë qëndronim në Prishtinë dhe jo të udhëtonim për këtu. Mungesa e Muriqit është problem i madh, nuk kemi lojtarë që do të mund ta zëvendësoj Muriqin, por e rëndësishme është që të luajmë si skuadër. Është puna ime për të vendosur për të vendosur formacionin por jo për të treguar se kush duhet të luajë në vend të Muriqit”- tha Challandes.
Challandes pranoi se fitorja e Çekisë ndaj Anglisë ia komplikoi disi gjërat për kualifikimin në Evropian të skuadrës së tij.
“Nuk mund të them që ka qenë befasi fitorja e Çekisë ndaj Anglisë, të paktën për mua jo. E di që Anglia është skuadra më e fortë në grup, mirëpo i di edhe cilësitë e kombëtares çeke. Normalisht që fitorja e Çekisë na ka komplikuar punët në rrugën tonë drejt kualifikimit në kampionatin evropian”- tha trajneri i Kosovës.
Sfida mes Çekisë dhe Kosovës do të luhet sonte në mbrëmje në stadiumin e Plzenit dhe do të transmetohet në platformën Digitalb.
Top Channel