Sonte emisioni “Open” në Top Channel u dedikohet banorëve të Unazës së Re në kryeqytet, të cilët po tregojnë historitë e tyre me shembjet e shtëpive. Teksa tregonin historitë e tyrë banorët u prekën dhe u përlotën në studio.
Një zonjë tha se ka që në 2005 që ka paguar lekët për pronën që të legalizohet dhe në 2013 ajo ishte skualifikuar për çështjen e legalizimit.
“Që në 2005-2006 kemi bërë deklarimet, por as PD i bëri legalizimet”, tha zonja duke shpërthyer në lot.
Një zotëri tha që ka ardhur në vitin 1993 në atë zonë.
“Të gjithë të njëjtin krim, gabim kemi bërë. Zona është populluar nga viti 1997 deri në 2005. I kam shkruar tre letra Erion Veliajt, s’kam marrë asnjë përgjigje. Kam djalin me nevoja të veçanta dhe nga stresi ka pasur përkeqësim të shëndetit”, tha zotëria në ‘Open’.
Banorët hodhën akuza se shumë nga banorët që kanë marrë legalizimet kanë paguar para. Ata që nuk paguan para tek zyrtarët, nuk i morën legalizimet.
Përballja me banorët e “Astirit”, Arbjan Mazniku tërhiqet nga emisioni “Open”
Top Channel