Kroacia do të mbajë zgjedhjet presidenciale më 22 dhjetor. Data u njoftua nga kryeministri kroat Andrej Plenkovic.

Në këto zgjedhje, presidentja aktuale, Kolinda Grabar-Kitaroviq, kandidate e Unionit Demokratik të Kroacisë, do të vendoset përballë kandidatit të Social-Demokratëve dhe ish-kryeministrit, Zoran Millanovic. Dy kandidatë të pavarur gjithashtu kanë mbështetje në sondazhe.

Posti i presidentit është kryesisht ceremonial në Kroaci.

Presidenti nuk mund të vendosë veton ndaj ligjeve, por ka rol në politikën e jashtme dhe mbrojtje. Sipas sondazheve të fundit, Garbar-Kitarovic është favorite për t’i fituar zgjedhjet me rreth 29 për qind të votave, ndërsa Millanovic do të jetë i dyti me 24 për qind. Në garë do të jenë edhe Miroslav Skoro, këngëtar, dhe ish-gjykatësi Mislav Kolakushiq. Nëse asnjëri nuk e fiton shumicën në raundin e parë të zgjedhjeve, raundi i dytë do të zhvillohet më 5 janar të vitit 2020.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA