Haradinaj: Kongresi i Manastirit bashkoi shqiptarët për një qëllim të madh kombëtar
14/11/2019 11:33
Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, ka thënë se Kongresi i Manastirit bashkoi të gjithë shqiptarët pa dallim, për një qëllim të madh kombëtar.
Haradinaj në 111 vjetorin e asaj që njihet si Kongresi i Alfabetit, përmes Facebook-ut, tha se të gjithë shqiptarët u mblodhën për një kauzë historike.
“111 vjet më parë në Manastir filluan punimet drejt krijimit të një alfabeti të njehsuar të gjuhës shqipe. Kongresi i Manastirit, mblodhi patriotë e intelektualë anembanë trojeve shqiptare për t’i bërë bashkë rreth një kauze historike. Ky kongres do të ishte shtylla e një fillimi shumë të rëndësishëm në identitetin shqiptar që bashkoi të gjithë, pa dallim, për një qëllim të madh kombëtar”, shkroi Haradinaj.
Top Channel