Vitet e fundit po regjistrohen gjithnjë e më pak nxënës në shkollat 9-vjecare dhe te mesme të bashkisë Mallakastër.
Lëvizja e banorëve drejt zonave urbane dhe mungesa e infrastrukturës rrugore shihen si shkaqet kryesore për braktisje.
Vitin e kaluar janë mbyllur shkollat ne disa fshatra. I njëjti fenomen po përsëritet këtë vit edhe ne fshatrat e thellë Mollaj dhe Drizarë, ku shkollat rrezikuan te mos hapeshin për mungesë të nxënësve. Vetëm në shkollat e qytetit të Ballshit, u hapen 3 klasa te para më pak se vitin e kaluar.
Numri i nxënësve është në rënie edhe në fshatrat ku nuk kane munguar investimet. Shkolla 9-vjeëare “Dino Kalenja” në fshatin Panahor, ka vetëm një vit qe është ndërtuar. Kapaciteti i saj është për rreth 300 nxenes, ndërsa aktualisht mësojnë vetëm 62 nxenes ne 9 klasa dhe 20 fëmij1% ne arsimin parashkollor. Investimet siç shihet nuk mungojnë por përveç infrastrukturës duhen politika të qarta sociale për të mbajtur popullsinë në fshatrat dhe qytetet e lindjes
Top Channel