Kopshtet Covent në Londër, mund të jenë ndër të parët që nisën sezonin festiv me yjet e filmit “Last Christmas”, mes të cilëve Emilia Clarke, Dama Emma Thompson dhe regjisori Paul Feig, që ndezën dritat e krishtlindjeve.

Pasi filmuan në Covent Garden, vitin e shkuar, treshja është rikthyer në Londër për ndezjen zyrtare të dritave të krishtlindjeve, duke bërë që edhe turma e mbledhur të fillonte të këndonte hitin festiv të George Michael.

Pema e krishtlindjes, peshonte 1.5 tonë, dhe për dekorimin e saj u përdorën 30 mijë drita.
Efekte prapë…

Filmi Last Christmas, që do të dalë në kinema së shpejti dhe që është i bazuar tek muzika e George Michael, flet për një vajzë të re, që luhet nga emilia Clarke, një londineze e frustruar që punon si elf në një dyqan krishtlindjesh. Por gjërat marrin një kthesë kur ajo takon Tomin, një djalosh simpatik, që duket shumë i mirë për të qenë i vërtetë. Ndërsa qyteti transformohet në periudhën më të bukur të vitit, protagonistët nisin një romancë…

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA