Të paktën 70 raketa janë lëshuar nga Gaza drejt Izraelit pas vrasjes së njërit prej komandantëve më të lartë të grupit militant palestinez Xhihadi Islamik në këtë territor.
Baha Abu al-Ata vdiq së bashku me të shoqen kur shtëpia e tyre u godit nga një raketë izraelite, ndërsa katër fëmijët e çiftit dhe një fqinj mbetën të plagosur.
Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu deklaroi se Abu al-Ata ishte një “minë me sahat” dhe po planifikonte sulme ndaj shtetit hebre.
Por reagimi i palëstinezëve që i menjëhershëm, prej kundërpërgjigjes së tyre mbetën të plagosur 17 izraelitë, përfshirë një vajzë tetë vjeçe, që është në gjendje më të rëndë.
Xhihadi Islamik që mbështetet nga Irani, është organizata e dytë më e madhe militante në Gaza dhe ka kryer shumë sulme me raketa ndaj Izraelit.
Grupi militant palestinez i Hamasit, i cili udhëheq Rripin e Gazës, edhe pse konsiderohet rival i Xhihadit Islamik, e dënoi vrasjen e Al-Atas dhe tha se “ajo nuk do të kalojë pa ndëshkim”.
Shumë shpejt pas kësaj, militantët nisën lëshimin e raketave në drejtim të Izraelit, duke shënuar një përshkallëzim të ri të situatës në rajon, kur prej disa kohësh dukej sikur po mbretëronte qetësia.
Top Channel