Gjykata ka dhënë masën arrest me burg për Gjovalin Alian i dyshuari si bashkëpunëtor në vrasjen e Eri Zefit në Zalle Xhuxhe të Mirditës.

Gjovalin Alia i akuzuar si bashkëpunëtor i vrasjes së 34-vjeçarit Eri Zefi, i cili u gjend i pajetë në Zalle Xhuxhe të Mirditës, fillimin e muajit tetor është vetëdorëzuar më herët në polici.

Gjovalin Alia ishte mik i ngushtë i viktimës.

Kujtojmë se trupi i viktimës u zbulua pak metra larg Rrugës së Kombit dhe ishin banorët e zonës ata që gjetën rastësisht trupin e ekzekutuar të Eri Zefit.

Vijon…

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA