Pranon azilin politik/ Morales në Meksikë: Më rrezikohej jeta

13/11/2019 01:44

Ish presidenti bolivian, Evo Morales, ka mbërritur në qytetin e Meksikos, ku edhe ka marrë azil politik me justifikimin se i rrezikohej jeta.

Morales dha dorëheqjen të dielën pas disa javëve protesta në lidhje me rezultatet e kontestuara të zgjedhjeve presidenciale. Një avion meksikan, e dërgoi atë në qytetin e Meksikos, ku edhe mbajti një konferencë të shkurtër për shtyp.

Morales tha se ai ishte detyruar të dorëhiqej por e kishte bërë këtë me vullnet të lirë në mënyrë që të mos kishte më shumë gjakderdhje dhe dhunë.

“Dua t’ju them, që ju jam jashtëzakonisht mirënjohës, pasi presidenti meksikan më ka shpëtuar jetën”- tha Morales.

Në aeroportin e qytetit të Meksikos, Morales u prit nga ministri i jashtëm meksikan, Marcelo Ebrard, që më herët ka thënë se ish presidenti bolivian ishte viktimë e një grushti shteti.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA