Sulmuesi i Atletico Madrid, Alvaro Morata ka pranuar se ka humbur durimin gjatë kohës në Chelsea.

Pas një sezoni jo të mirë me “blutë”, futbollisti spanjoll u përjashtua nga formacioni i Kombëtares së Spanjës në Kupën e Botës.

Spanjolli ka thënë se nuk ka qenë i lumtur dhe e vetmja gjë që ka dashur ishte të luajë në Kupën e Botës, transmeton KosovaPress.

“Nuk u ndjeva i lumtur për asgjë. E vetmja gjë që ishte në mendjen time ishte të luajë në Kupën e Botës dhe të jem i lumtur, por në fund nuk isha i lumtur”, deklaroi ai.

Morata në kampionatin spanjoll vazhdon me formën e mirë pasi ka arritur të shënojë pesë gola në 12 ndeshje të zhvilluara.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA