
25/02 09:55
Kombëtarja Shqiptare U17, e drejtuar nga Xhemal Mustedanagic, ka humbur me rezultatin e thellë 4-0 në sfidën e parë eliminatore të Kampionatit Europian, përballë Portugalisë.
Kuqezinjtë e vegjël u treguan të pafuqishëm dhe pësuan nga dy gola në çdo pjesë, duke dalë kokulur ndaj një kundërshtari që është favorit për të fituar grupin.
Takimi i radhës i Shqipërisë U17 do të jetë përballë Ukrainës më datën 16 Nëntor, ndërsa në grup bën pjesë edhe Gjeorgjia.
Top Channel