Pas fjalës së dy kandidateve për Kryeprokuror/e, saktësisht Arta Markut dhe Fatjona Memçajt, seanca dëgjimore në Këshillin e Lartë të Prokurorisë po vazhdon me Olsian Çelën.
Kandidati vlerësoi praninë e medias dhe përshëndet nismën e KLP-së për transparencë.
“Vlerësoj zhvillimin e seancës me praninë e mediave dhe kjo tregon se përbën një interes të madh qoftë për mediat ashtu edhe për opinionin publik ndaj do të doja ta parashtroja para jush dhe medias pasi mendoj se është thelbësore, që edhe elementet e opinionit publik të kenë të qartë vizionin e kandidatit të PP-së për 7 vitet e ardhshme”, tha Çela.
Më tej shtoi:
“PP duhet të ndryshojë në një strukturë dinamike inovatore, bashkëpunuese dhe ndërvepruese e aftë të prodhojë ide për partnerët vendas dhe të huaj. Hapi i pare është ristrukturimi i pjesshëm i saj dhe të fokusohet në monitorimin e shkeljeve te ndryshme etikes profesionale, sigurimin e aksesit të publikut dhe komunikim permanent me median. Prokuroria ndodhet në një fazë transformimi më të thellë. Ka një mungesë të meritokracisë në promovimin e prokurorëve”, tha Çela ndër të tjera.
Top Channel