Seanca dëgjimore në Këshillin e Lartë të Prokurorisë, përsa i përket garës së Kryeprokurorit/es po vazhdon me Fatjona Memçajn, (pas fjalës së Arta Markut).

Në intervistim e sipër, Memçaj u pyet rreth emërimit të shumëpërfolur të saj:

“Emërimi juaj ka detyruar PP-në dhe Presidentin te shkelin ligjin duke ju emëruar, sepse nuk plotësonit 7 vitet për t’u bërë prokurore. Çfarë mendoni atëherë për veten tuaj? Ka ndonjë vlerë të jashtëzakonshme profili juaj, që këto dy instiucione kanë arritur t’ju propozojnë dhe dekretojnë?”

Memçaj u përgjigj:

“Është çështje interpretimi të ligjit jo shkelje. Kam marrë 5 vota nga 6 dhe presidenti i Republikës ka dëgjuar çka është diskutuar në këshill dhe ka lëshuar një dekret. Shkaku për këtë është tjetër gjë, nuk ka të bëjë as me ligjshmërinë e emërimit tim dhe as me integritetin e atyre që e kanë bërë dhe jam e sigurt se nuk do ta shkelte njeri ligjin për profilin tim. Nuk ka pasur shkelje ligji, por interpretim.”

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA