Gana e ka tërhequr njohjen e Kosovës, bëri të ditur për agjencinë e lajmeve AFP, ministria e Punëve të Jashtme e këtij vendi të Afrikës Perëndimore.

“Qeveria e Ganës ka vendosur të tërheqë njohjen e Kosovën si një shtet i pavarur”, i tha zëvendësministri i Punëve të Jashtme të Ganës, Charles Owiredu, agjencisë AFP. Arsyet e tërheqjes së njohjes i janë komunikuar edhe Serbisë, tha ai.

“Vendimi për njohjen e Kosovës rezultoi të ishte i parakohshëm”, thuhet në njoftimin e autoriteteve të Ganës. “Gana e ka marrë parasysh dialogun midis Serbisë dhe Kosovës që synon zgjidhjen e çështjes”, është thënë në njoftim. Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiq, tha të hënën se Gana e ka tërhequr njohjen e pavarësisë së Kosovës.

Por, Ministria e Punëve të Jashtme e Kosovës përmes një komunikate tha se nuk ka asgjë të vërtetë në lidhje me pretendimet e ministrit serb Daçiq.

Në vitin 2018, Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi pranoi letrat kredenciale nga ambasadorja, Selma Frences Mancell, e cila është ambasadore jo-rezidente e Ganas në Kosovë, meqë është e vendosur në Turqi.

Më 23 janar, 2012, Gana e njohu Kosovën si shtet të pavarur. Të njëjtin vit, të dy vendet vendosën edhe marrëdhënie diplomatike.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA