Kombëtarja shqiptare është në përgatitjet e fundit të saj për ndeshjen me Andorrën dhe në radhët e saj nuk do të jetë Taulant Xhaka. Futbollisti nuk ka udhëtuar drejt Shqipërisë për këto dy sfida me pretendimin se ka pësuar dëmtim muskular. Trajneri Reja konfirmoi këtë version, por nuk ngurroi të japë edhe një mesazh të qartë për futbollistët e kombëtares.
“Kam folur me të, jo drejtpërdrejt,por nëpërmjet bashkëpunëtorëve të mi. Xhaka më tha që ka probleme muskulare dhe se në kampionat zviceran ai doli në fushën e lojës në 10 minutat e fundit dhe preferoi që të qëndrojë në shtëpi. Kemi arritur një ekuilibër në grup, skuadra është e qetë, të gjithë janë të kënaqur. Kush vjen këtu duhet të jetë i qetë pavarësisht kush luan. Kush mendon se është Messi nuk ka vend në këtë kombëtare. Më vjen keq për Grezdën që nuk nuk i pranoi disa situata. Është Shqipëria ajo që hyn në fushë pavarësisht nga protagonistët në fushë”, shprehet trajner i Kombëtares.
Edi Reja foli më pas edhe për sfidn me Andorrën dhe vuri në dukje rëndësinë e kësaj ndeshje duke përsëritur sërish apelin në drejtim të tifozëve që të vijnë të ndjekin këtë sfidë.
“Kam në skuadër lojtarë inteligjentë që i dinë vështirësitë që sjellin ndeshje të tilla Nëse nuk fitojmë me Andorrën, atëherë ajo që kemi bërë deri tani do të anulohet. Kjo ndeshje nuk duhet të nënvlerësohet Duhet të japim 110% të kapacitetit tonë. Përsa u përket tifozëve, përsëris apelin e bërë ditë më parë; ata që kanë mundësi, duhet të vijnë në stadium. ta bëjnë këtë sidomos për futbollistët, jo për mua, sepse do të jenë ata në fushën e lojës dhe ata kanë nevojë për stimuj”, shton Reja.
Në rolin e kapitenit për ndeshjen me Andorrën do të jetë që pranoi se euforia për sfidën me Francën dhe stadiumin e ri është e madhe, por kërkoi përqendrim të madh në sfidën me Andorrën, duke iu bashkuar apelit të trajnerit Reja.
“Të gjithë po mendojnë për Francën, por duhet të kalojmë Andorrën të grumbullojmë sa më shumë pikë dhe të thyejmë rekordin. Për ndeshjen e dytë do të ketë emocione të reja për stadiumin e ri e sfidën me Francën E dimë mirë që sfida me Andorrën është më e rëndësishme. Tifozeria na motivon gjithmonë për të ecur para. U bëj thirrje të gjithë tifozëve që të ndjekin edhe ndeshjen me Andorrën jo vetëm për Francën”, shprehet futbollisti Elseid Hysaj.
Top Channel