Mbetet ende e paidentifikuar kufoma që u gjet të shtunën në ujërat e detit Adriatik, pak milje larg Durrësit.

Burime nga policia e Durrësit bëjnë të ditur se deri tani është përcaktuar se  kufoma i përket një mashkulli, por jo shkaku i vdekjes dhe mosha e përafërt e tij.

Trupi në gjendje të dekompozuar u gjet të shtunën e shkuar, rreth orës 06:30, rreth 8.5 milje larg bregut të Bisht Pallës nga një peshkarexhë e Durrësit.

Në momentet e para ka qenë e vështirë të përcaktohet seksi dhe mosha e personit, pasi trupi ishte i përzier me mbeturina bimore, ndërkohë që vijon puna nga policia dhe ekipi i mjekësisë ligjore për identifikimin dhe moshën e kufomës, shkakun e vdekjes dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA