Elisa Spiropali, ministre për Marrëdhëniet me Parlamentin, ka kundërshtuar dekretin e sotëm të presidentit Ilir Meta, për të dekretuar Marsida Xhaferllarin si gjyqtare të Gjykatës Kushtetuese.

Për Spiropalin, Meta iu kundërvu edhe njëherë reformës në drejtësi, SHBA-së dhe BE-së me këtë vendim, “duke dekretuar kundër ligjit dhe kundër qëndrimit të tyre, me zero legjitimitet kushtetues e ligjor, një gjykatëse mbrapa liste”.

“Edhe njëherë kundërvënia brutale e Ilir Metës ndaj prioritetit themelor të vendit, drejtësisë, na bën të ndjehemi keq për Presidentin e Republikës. Edhe njëherë, Ilir Meta dha një shembull spektakolar për ta kuptuar kush ende nuk e ka kuptuar, se Reforma në Drejtësi ndan thellë e qartë shumicën qeverisëse dhe parlamentin e vendit, nga fronti i atyre që me në krye Ilir Metën, i bashkon kundër nesh Frika nga Drejtesia”, shprehet Spiropali.

  Meta dekreton Xhaferllarin, Gjykata Kushtetuese bëhet me 6 anëtarë

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA