Moti i keq në dy brigjet e detit Adriatik ka krijuar probleme dhe në grafikun e lëvizjes së trageteve mes Italisë dhe Shqipërisë.

Në portin e Vlorës është pezulluar lëvizja detare për shkak të detit me dallgë që variojnë deri në 8 ballë në det të hapur , ndërkohë dhe anijet e tjera kanë dalë në Rade, pasi qëndrimi ankoruar në kalatë sjell dhe përplasje me molin për shkak të erërave të fuqishme.

Po ashtu mjetet detare më të vogla si peshkarexhat janë strehuar në Tri port deri në një njoftim nga Kapiteneria e portit të Vlorës. Trageti i linjës Brindisi-Vlorë prej dy ditësh mungon në këtë port për shkak të detit me dallgë. Po ashtu situatë e njëjtë vijon të jetë edhe në qafën e Llogorasë , ku erëra të fuqishme dhe mjegulla janë prezent , duke sjell rrezikshmëri në këtë aks rrugor.

Mbrëmjen e kaluar asnjë nga tragetet e linjës nuk është nisur nga porti i Durrësit, ndërsa mëngjesin e sotëm është nisur drejt Barit një nga tragetet.

Ndërkohë moti i keq ka krijuar probleme edhe në zona të tjera të vendit. Nga era dhe reshjet e dendura prej pasdites se djeshme ka probleme me energjinë elektrike në disa fshatra të Korçës, Pogradecit por edhe në Tepelenë e Këlcyrë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA