Gjovalin Alia i akuzuar si bashkëpunëtor i vrasjes së 34-vjeçarit Eri Zefi, i cili u gjend i pajetë në Zalle Xhuxhe të Mirditës, fillimin e muajit tetor është vetëdorëzuar në polici.
Gjovalin Alia ishte mik i ngushtë i viktimës.
Kujtojmë se trupi i viktimës u zbulua pak metra larg Rrugës së Kombit dhe ishin banorët e zonës ata që gjetën rastësisht trupin e ekzekutuar të Eri Zefit.
Mirditë
Në vijim të veprimeve për zbardhjen e ngjarjes së ndodhur në Fan ,Mirditë, ku mbeti i vrarë me armë zjarri shtetasi E.R., ju informojmë se:
Si rezultat i punës hetimore të kryer nga grupi i posaçëm hetimor nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë u bë e mundur identifikimi dhe shpallja në kërkim e autorit të dyshuar të kësaj ngjarje.
Policia në vijim dhe pa ndërprerë ushtroi kontrolle të shumta dhe përdori metodat speciale të hetimit për të bërë të mundur kapjen e autorit.
Njëkohësisht Grupi i posaçëm hetimor negocioi me familjarët e autorit të dyshuar që ti dorëzohej organeve të drejtësisë
Sot nga Policia e Lezhës u bë ndalimi i shtetasit M(Gj).A.,i dyshuar për vepren penale “Vrasje me paramendim e kryer në bashkëpunim” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armeve dhe municionit luftarak”
Materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lezhë, për veprime te mëtejshme.
Top Channel