Vijon të jetë situatë e rënduar në qafën e Llogorasë, erë e fuqishme, shi me intensitet të lartë, dhe mjegulla e cila për drejtuesit e automjeteve është shqetësuese pasi shikueshmëria është shumë e kufizuar.

Prefekti i qarkut Vlorë, Flamur Mamaj i bën thirrje drejtuesve të automjeteve që të bëjnë kujdes në këtë aks, ku zona nga ‘Pisha Flamur’ deri në pjesën e poshtme në vend-hedhjen e parashutistëve shikueshmëria është mjaft e ulët.

Ndërkohë që po nga moti i përkeqësuar ka mungesë të energjisë elektrike prej më shumë se 20 orë.

Mikel Marsi

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA