E intervistuar nga gazetarja Kristi Gongo, një zonjë 70 vjeçare ka rrëfyer në Open vëshirësitë që po kalojnë 5 nipërit dhe mbesat jetimë në kampin Al Hol në Siri.

Zonja Shuli i bëri thirrje shetit që ti kthejë nipërit dhe mbesat e saj jetim.

“Po i lutem shtetit që t’i kthej sa më parë fëmijët, se qajnë. Ata na thojnë që kërkoni në shtet me gazetarë me shtetin se po vuajmë shumë, më thotë mbesa. Se janë vetëm, janë jetim, s’ka kush t’i ndihmojë, të ëmën se kanë, të atin se kanë”- tha zonja Shuli.

Zonja Shuli tha se i kanë nisur disa letra qeverisë por që nuk iu është përgjigjur askush.

“I kemi nisur letra. A i kanë shkuar letrat qeverisë se dimë, por që ne i kemi shkruar vazhdimisht, sidomos këto 7-8 muaj që se kanë as të ëmën. Kemi shkruar vazhdimisht që kur vdiq nusja që ndryshuan kampin- u shpreh zonja Shuli.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA