Tre kandidatët e Lëvizjes Vetëvendosje, Enver Haliti, Arta Bajralia dhe Alban Hyseni, të shpallur nga KQZ si deputetë në rezultatet përfundimtare, kanë bërë ankesë në Gjykatën Supreme kundër vendimit të PZAP-së.
PZAP urdhëroi heqjen e votave të ardhura nga Serbia nga rezultatet përfundimtare duke bërë që Nisma të kalojë pragun dhe VV-së t’i merren tre ulëse për t’i kaluar partisë së Limajt.
Anëtari i i KQZ nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Adnan Rrustemi, konfirmoi ankesën e këtyre tre kandidatëve, ndërsa shtoi se PZAP ka hall se si t’ia zvogëlojë numrin e deputetëve VV-së.
“Vendimet e djeshme të PZAP-së nuk kanë të bëjnë asgjë me procesin zgjedhor, rregullsitë apo parregullësitë, as me të drejtën e votës e ligjshmërinë e votimit. Ata kanë vetëm një hall e një synim. Halli është fitorja e Lëvizjes Vetëvendosje, e synimi ishte zvogëlimi i numrit të deputetëve tanë. Hallin nuk mund të ua heqim, por synimin nuk do të mund ta realizojnë”, tha ai.
Top Channel