
“Veprimet e tilla rrezikojnë të krijojnë pasoja të dëmshme”/ SHBA-ja shpreh shqetësim për mbylljen e Qendrave serbe për punë sociale në veri në Kosovë
23/02 10:41
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, në margjina të Forumit të Paqes të Parisit ka takuar edhe presidentin e Komitetit Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq, Peter Maurer.
Me Maurer, kreu i shtetit ka biseduar për rolin e KNKK-së në zgjidhjen e çështjes së personave të pagjetur në Kosovë. Thaçi ka theksuar se çështja e të pagjeturve është plaga më e madhe e mbetur hapur që nga lufta.
“Duhet gjetur zgjidhje të menjëhershme për të gjithë personat e pagjetur”, ka thënë presidenti Thaçi.
Ai ka shtuar se kjo është çështje humanitare dhe nuk duhet të politizohet.
Top Channel