“Nese ke marre parate apo perqindje ne pallat, eshte e arsyeshme ta ndalosh sabotimin e Tiranes! ?”, kështu ka shkruar në një status në twitter kryebashkiaku Eron Veliaj lidhur me situatën e krijuar te zona e Astirit.
Kujtojmë se sot në mëngjes nisi prishja e të gjitha ndërtimeve të kompensuara te zona e Astirit, të cilat i hapin përfundimisht rrugën realizimit të projektit për Unazën e Madhe, që do të çlirojë Tiranën nga trafiku.
Punonjësit e IKMT-së kanë filluar herët në mëngjes me shembjen e godinave pa leje në gjurmë të Unazës, ndërkohë që të gjitha familjet kanë marrë kompensimin sipas ligjit.
Statusi
Nese ke marre parate apo perqindje ne pallat, eshte e arsyeshme ta ndalosh sabotimin e Tiranes! ?
Partite e ngritura mbi kulturen e zaptim-bllokimit ne pikiate! ?
Top Channel