Kreu i KLP: Në 25 nëntor marrim vendimin për emërimin e 8 prokurorëve për në Prokurorinë e Posaçme

12/11/2019 11:44

Kreu i KLP, Gent Ibrahimi ka folur pas mbledhjes së radhës së këshillit. KLP shqyrtoi sot kërkesat e tre anëtarëve që mendonin se kanë konflikt interesi dhe që sipas tyre nuk duhet të shprehen për renditjen.

Por KLP i rrëzoi me shumicë votash pretendimet e Tartar Bazaj, Esmeralda Keshit dhe Kosta Belurit.

“Metodologjia, orienton anëtarët e Këshillit të bëjnë pikëzimin. Ne duhet të kuptojmë sa aftësi profesionale kanë kandidatët. Prokurori i ri i Përgjithshëm do të jetë një administratori sistemit. Këshilli vendosi që asnjë anëtar nuk kishte konflikt interesi. Ne nesër do të bëjmë intervistat dhe pasnesër do t’i dorëzojmë Kuvendit renditjen.

Në 25 nëntor do marrim vendimin për emërimin e 8 prokurorëve për në Prokurorinë e Posaçme”, tha Ibrahimi pas mbledhjes.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA