Kreu i sistemit hekurudhor në San Francisko Bay, u detyrua t’i kërkojë ndjesë një pasagjeri me ngjyrë, i cili u arrestua dhe u citua nga policia, sepse kishte ngrënë një sanduiç në mëngjes në platformën e trenit.
Zyrtari premtoi nisjen e një hetimi pas indinjatës që ngjalli ky veprim i forcave të rendit. Më shumë se dy duzina njerëzish u mblodhën në stacion e nisën të hanë, duke protestuar kështu ndaj moslejimit të ushqimit aty, duke e cilësuar si një gjest racist.
Të tjerë thonë se do ta vazhdojnë këtë formë proteste edhe në datën 4 nëntor. Ushqimi nuk lejohet në disa pjesë të stacionit për të ruajtur pastërtinë, por tubuesit argumentojnë se kjo politikë nuk duhet të përdoret për t’i ndaluar njerëzve që punojnë mbërritjen në punë në kohë.
“Ne duhet të verifikojmë çdo situatë dhe t’i lejojmë njerëzit të shkojnë atje ku po shkojnë me kohë dhe me siguri,” tha Bob Powers, menaxheri i përgjithshëm i Bart. “Jam i zhgënjyer me atë që ndodhi.”
Reagime të ashpra pati edhe në rrjetet sociale, shumë përdorues të të cilave e cilësuan veprimin e policisë si qesharak dhe racist.
Top Channel