Gjendet i vdekur bashkëthemeluesi i Helmetave të Bardha

12/11/2019 03:47

Një ish-oficer i ushtrisë britanike, i cili ka bashkëthemeluar grupin e shpëtimit Helmetat e Bardha, ka vdekur në Turqi.

Trupi i James Le Mesurier është gjetur pranë shtëpisë së tij në Stamboll, raporton BBC. Shkaku i vdekjes nuk dihet, ndërsa autoritetet turke i kanë nisur hetimet.

Sipas disa mediave turke, trupi i viktimës është gjetur me çarje në këmbë.

Helmetat e Bardha – të njohura edhe si Mbrojtja Civile e Sirisë – kanë rreth 3,000 anëtarë dhe janë formuar në vitin 2014, tri vjet pas shpërthimit të luftës civile në Siri.

Grupi u ndihmon civilëve që sulmohen në ato zona të Sirisë që kontrollohen nga kundërshtarët e presidentit Bashar al-Assad. Por, Qeveria siriane dhe aleatët e saj, Rusia dhe Irani, i kanë akuzuar Helmetat e Bardha për ndihmë të hapur ndaj organizatave terroriste.

Javën e kaluar, Ministria e Jashtme e Rusisë ka bërë një postim në Twitter, duke thënë se Le Mesurier ka qenë ish-agjent i Shërbimit të Inteligjencës Sekrete të Mbretërisë së Bashkuar, i njohur si MI6./REL

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA