
Nga 12 mijë gra të depistuara për kancerin e qafës së mitrës 700 prej tyre kanë rezultuar me risk të lartë e disa e tjera me kancer .
Kanceri i qafës së mitrës është i dyti që prek më së shumti gratë duke i shkaktuar humbje jete kur ai kapet në stad të avancuar. Por për herë të parë ka nisur depistimi grave të moshës 40 deri në 49 vjeç në Shqipëri për praninë e human papiloma virus i cili e shkakton atë dhe nëse kapet në kohë mund të parandalohet kanceri .
Organizata botërore e shëndetësisë ka tanimë një strategji globale që synon futjen e të gjitha vendeve në rrugën drejt eliminimit të kancerit të qafës së mitrës përsa kohë një gjë e tille është e mundur . Shefi i zyrës së Obsh në Tiranë dr Raul Gonzales Montero vlerëson programin e depistimit që ka nisur këtë vit ndërkohë që shpjegon tre hapa që duhen ndjekur
Janë tre hapa nëpërmjet të cilës synohet eliminimi i kancerit të qafës së mitrës ; e para të vaksinohen të gjitha vajzat më parë se të nisin marrëdhëniet seksuale me vaksinën e papiloma virus .E dyta të depistohen me një test të precisionit të lartë gratë e moshës 20 ,30 ,50 në mënyrë që të identifikohen ato gra që janë prekur dhe e treta gratë e identifikuara me sëmundje të qafës së mitrës e të marrin trajtimin dhe kujdesin e duhur mjekësor
Shqipëria nuk e ka futur ende vaksinën e human papiloma virus në kalendarin e detyrueshëm ndërkohë që programi i depistimit ka nisur të zbatohet këtë vit për të vijuar në vazhdimësi.
Top Channel